Tërmeti 5.2 Rihter në Halkidiki ishte nga një çarje e panjohur nënujore, ja pamjet
Probabiliteti për të pasur një tërmet më të madh është shumë i vogël, thotë Akis Tselentis. Zona e Halkidikisë ku ndodhi tërmeti 5.2 Rihter pasditen e së dielës po monitorohet nga sizmologët për të analizuar ecurinë e fenomenit.
Sipas drejtorit të Institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis, tërmeti 5.2 Rihter “është për shkak të një defekti të panjohur deri më tani nënujor”.
Sipas zotit Tselentis “sekuenca postsizmike e deritanishme është normale dhe vlerësoi se mundësia për të pasur një tërmet më të madh është shumë e vogël”.
Në të njëjtën kohë, kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e goditjes së tërmetit. Në një supermarket në zonën e Potidaias, produktet kanë rënë nga raftet, ndërsa një tjetër kamerë në Nea Moudania tregon zhurmën e shkaktuar nga tërmeti.
/OraNews