“Frymëzimi personal më kanë…”/ Bes Kallaku zbulon në “Goca dhe Gra” se çfarë fshihet pas teksteve të tij
“Mirë më kanë shkuar me këngët sepse këngët më kanë sjellë shumë koncerte.”
Artisti Bes Kallaku në një lidhje telefonike në “Goca dhe Gra” ka zbuluar detajet e këngëve të tij. Ai tregoi se të tekstet e këngëve janë shkruar nga ai, si një frymëzim personal.
Kallaku foli edhe për bashkëpunimin me Eli Malajn, të cilën e konsideron një njeri dhe artiste shumë të mirë.
Projektet e mia janë stopuar për momentin, në televizione, deri në sezonin e ardhshëm. Tani patjetër që jam fokusuar tek këngët, unë e kam thënë që nuk jam këngëtar.
Po them gjithçka në lidhje me këngën, unë kam bërë krijimin e teksteve dhe mund ta quaj frymëzim personal.
Mirë më kanë shkuar me këngët sepse këngët më kanë sjellë shumë koncerte. Me Eli Malaj kanë rezultuar të suksesshme, ajo është një artiste dhe njeri i mrekullueshëm.
Eli ka një zë të jashtëzakonshëm që del prej shpirtin. Përveçse artiste, ajo është një njeri i mirë. Eli i ka të gjitha, edhe unë”, deklaroi Bes Kallaku në një lidhje telefonike./gsh