Tech

Gjithçka për rritjen e jetëgjatësisë së baterive të makinave elektrike

Ata që nuk bëjnë dot pa celular, për punë apo edhe për pasion, e dinë mirë rëndësinë e të pasurit gjithmonë në dispozicion një bateri rezervë dhe shpesh kur blejnë një celular të ri kujdesen ta kërkojnë atë, shkruan focus.it.

Për arsye të ngjashme, të tjerët e dinë se sa e rëndësishme është të drejtosh një makinë me autonomi karikimi sa më të madhe; por përpiquni të mendoni për të ardhmen, kur të gjitha automjetet së pari do të bëhen hibride, pastaj plotësisht elektrike dhe dy nevojat e ndryshme do të bashkohen në mënyrë të pandashme.

Por, sa kohë funksionojnë bateritë e makinave elektrike? Përgjigjja është mjaft banale: askush nuk e di me siguri!

Po, duket e pabesueshme që markat e kalibrit të ”Toyota”, ”Nissan” dhe ”Chevrolet”, vetëm për të përmendur disa, po synojnë me vendosmëri në këtë drejtim, pa e ditur saktësisht se çfarë i pret.

Në Detroit, në fakt, që nga fundi i vitit 2007, vit në të cilin u prodhuan pjesët e para të baterisë së përdorur, qindra e qindra teste laboratorike janë bërë pa ndërprerje, ku funksionimi i tyre është testuar në kushtet më të ndryshme, nga ngrirja më e ftohtë në vapën më përvëluese, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

Të dhënat e mbledhura ishin aq inkurajuese sa e shtynë ”Chevrolet” dhe ”Nissan” t’i garantonin për tetë vjet ose 150 000 kilometra garanci.

Në përgjithësi, bateritë e automjeteve elektrike mund të mbështesin nga 1 000 deri në 1 500 cikle karikimi, prandaj, duke marrë parasysh një autonomi mesatare prej 300 kilometrash për çdo karikim, është e mundur të vlerësohet një kohëzgjatje maksimale që mbulon midis 300-450 mijë kilometra./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button