Life Style

“Tentuan të abuzojnë s*ksualisht”/ Deklarata tronditëse e Einxhel Shkirës, reagon ashpër modelja: Në biznesin tim…

Moderatorja e njohur, njëkohësisht dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira, disa ditë më parë dha një deklaratë tronditëse, në të cilën shprehej se kanë tentuar të abuzonin seksualisht me të kur ishte 15 vjeçe, kur ajo dëshironte të merrte pjesë në një aktivitet mediatik.

Kjo deklaratë e saj, është shoqëruar nga disa komente negative në rrjete sociale, të cilat i ka “pikasur” modelja, njëherazi dhe ish-banore e Big Brother VIP, Sara Gjordeni.

Përmes disa InstaStory, Sara ka dhënë një reagim të gjatë për këto komente që Einxhel Shkira ka marrë, duke i publikuar dhe me emra komentuesit.

Sara i ka adresuar këto komente, por kërkon që personazhet publik të reagojnë kundër tyre. Modelja shprehet se kushdo që ka një platformë mediatike duhet të ngrejë zërin kundër këtyre komenteve, pasi në të kundërtën po i normalizojnë këto situata jo normale.

Ish-banorja e BBV shkruan se çdo vajzë e cila është prezente në media po “sakatohet”, nga fjalori i papërshtatshëm dhe cilësime degraduese.

Përmes retorikës, Sara shkruan:

“Prishet lidhja, e tradhtoi ajo k….

Krijohet lidhja, i ngeci ajo k….

Përçahet lidhja, kushedi ca i ka bërë ajo k….

Rimartohet, epo s’rri dot pa burrë kjo, u dogj

Bëhet nënë dikush, epo e mori me zor kjo se ai s’e donte…

Shprehet për ngacmim seksual, do vëmendje kjo k….

Burri s’e ka kurrë fajin!

Përdhunuesi s’e ka kurrë fajin.

Burri që tradhton s’e ka kurrë fajin.

Shfrytëzuesi s’e ka kurrë fajin.

Fajtori mashkull s’e ka kurrë fajin.

Është gjithmonë ajo, gruaja!

Na lodhët, na mërzitet. Na bajatet pa limit!”

Modelja, për shkak të këtyre komenteve denigruese ndaj femrave, ka marrë vendimin që në projektin e saj të biznesit të punësojë vetëm vajza.

“Për këtë shkak unë sapo ndërrova mendje dhe kam dëshirë të punësoj vetëm vajza në biznesin e ri qe po hap.”, shkruan ajo

Reagimi i plotë i Sara Gjordenit:

Ore, a ka mundësi të ngrini zërin vetë ju figurat publike kundër këtij trendi kanceroz të komenteve? Po dalin të gjithë jashtë kontrollit, sidomos me vajzat. Çfarë po bëni kështu? Si i lini në heshje të kalojnë si diçka normale? Si guxojnë komentuesit të kthejnë përgjigje “Je figurë publike, duro!”

Kjo nuk është më njerëzore. Ka kaluar çdo limit human, etik, nuk ka më shpirt njerëzor nëpër komente. A jeni në këtë tokë a ku jeni? Çfarë fitoni që përdorni këtë fjalor kaq të ndyrë dhe pa kufinj në çdo postim? Si ka mundësi? Kur u bëmë kaq të zinj, kaq të ulët? Kur?

Shpesh herë ma thonë e mua, merr shembull X, merr shembull Y. merr shembull Z, se kur janë sharë nuk kanë folur por kanë heshtur si zonja.

Jo o shok, jo!

Nëse keni një platformë, ngrini zërin se po kalohen caqe në mënyrë të çmendur. Mos i kaloni këto fjalë e shumë të tjera si normale sepse i bie po kontribuoni në shtimin dhe normalizimin e tyre!

Ka njerëz që vrasin veten.

Ka reputacione që shkatërrohen pa kthim.

Ka opinione që shtrembërohen.

Flisni!

Mos i lini më të kalojnë këto gjëra sikur të ishin normale!

Në Shqipëri është normalizuar fjalori si: k*rvë, b*xhellë, prostitutë, eskortë.

E kështu po quhet çdo vajzë prezente në media. Po sakatohen thuajse të gjitha, nuk e di a keni vënë re. Nën çdo post të një vajze figure mediatike sheh që ajo paska qenë “eskortë” apo “k*rvë”, një e p*rdalë p vlera që “vdes për vëmendje”.

Nuk është aspak normale dhe realisht po përhapet një frymë konfliktuale që po vazhdon në ekran, në shoqëri, në familje, etj.

Edukoni masën nqs keni një platformë, ju lutem, përndryshe në të ardhmen do kemi shtim të viktimave nga cyberbullying se jo të gjithë janë të fortë!

Prishet lidhja, e tradhtoi ajo k….

Krijohet lidhja, i ngeci ajo k….

Përçahet lidhja, kushedi ca i ka bërë ajo k….

Rimartohet, epo s’rri dot pa burrë kjo, u dogj

Bëhet nënë dikush, epo e mori me zor kjo se ai s’e donte…

Shprehet për ngacmim seksual, do vëmendje kjo k….

Burri s’e ka kurrë fajin!

Përdhunuesi s’e ka kurrë fajin.

Burri që tradhton s’e ka kurrë fajin.

Shfrytëzuesi s’e ka kurrë fajin.

Fajtori mashkull s’e ka kurrë fajin.

Është gjithmonë ajo, gruaja!

Na lodhët, na mërzitet. Na bajatet pa limit!

Çdo vend i botës ka shoubizz, çdo vend ka botë televizioni.

Çfarë i bie të bëjmë tani? Të zhduket biznesi i medias? Të mos zgjedhim televizionin kurrë se duhet të bëhemi gati për t’u bërë kurban dhe të përdala nga masa?

Nuk është mendësi e sakt “mbyll komentet nëse s’duron”, sepse i bie qe duhet të jemi ne në mnëyrë konstante në mbrojtje. E për çfarë? Nga çfarë më saktë? Kur duhet të jemi si shoqeri më të kujdesshëm me çfarë flasim, jo të vendosim të tjerët në pozitë mbrojtjeje pa faj derisa të mbarojë vreri ynë.

Imagjino të kesh jetuar një jetë mëse të rregullt, por të durosh opinionin e lig mbi ty vetëm se je vajzë dhe je në media.

Asnjë njeri që zgjedh median s’ka pse ndihet keq kur del në rrugë ose kur prezantohet diku.

Është shumë lodhëse.

S’po shkojmë gjëkundi!

Për këtë shkak unë sapo ndërrova mendje dhe kam dëshirë të punësoj vetëm vajza në biznesin e ri qe po hap.

Numrin e keni në bio, ju që i mbani mend kriterët nga hera e kaluar dhe keni talent në Creative Design, një diplomë në marketing, fotografi, financë, stilim, shitje dhe ju jepet në përgjithësi për organizim, koordinim, e qe e dini anglishtën shumë mirë, më shkruani!

Deklarata tronditëse e Einxhel Shkirës

Kujtojmë se moderatorja Einxhel Shkira bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se në moshën 15-vjeçare ndaj saj është tentuar të abuzohet seksualisht.

“Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e shoëbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra. Kur them abuzim, e kam fjalën për abuzim të mirëfilltë për motive përfituese seksuale të atyre që ti i ke marrë me mirëbesim. Unë si një person shumë i dedikuar te gjeja që doja të bëja nuk kam qenë as pak e fokusuar të devijoj nga ky rrugëtim.

Po, më ka ndodhur kur kam qenë 15 vjeç. Më ka thënë: ‘Ti nuk di të shijosh jetën’, sepse donte të më jepte alkool. Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoj se vërtet isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën. Mua më shumë mu bë mësim sesa traumë”, u shpreh ndër të tjera Einxhel Shkira në emisionin Goca dhe Gra.

Ngjashmëria midis dy vajzave

Si Einxhel Shkira, e po kështu Sara Gjordeni, kanë gjetur dashurinë e tyre në një reality shoë, njëra tek BBV2 e tjetra te BBV3.

Sara Gjordeni, e lidhur me këngëtarin Bardhi Idrizi, së shpejti presin dhe një vajzë.

Nga ana tjetër, Einxhel Shkira, në romancë me DJ Dagz, kanë një djal së bashku, të quajtur Trev.

Të dyja vajzat, për shkak të prezencës së tyre në media, janë përballur me komente të ndryshme, e shpesh herë negative./sot.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button