Lajme

Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Pejës

Reperi  Arkimed Lushaj – Stresi, është vetëdorëzuar sot në stacionin policor të Pejës.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, cili deklaroi se ai u dorëzua mëngjesin e sotëm bashkë me avokatin e tij.

Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, konfirmoi Rugova për Reporteri.net.

Stresi akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” pas një sherri që ndodhi me Medi Isenin në një klub nate në Pejë.

Policia e Kosovës kishte shpallur në kërkim Stresin në lishje me këtë rast.

Ai kërkohej nga policia për ‘ndihmën’ nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”.

Bashkë me të në kërkim ishin shpallur edhe reperi tjetër shqiptar Noizy dhe DJ i tij, Crax, të cilët ishin arrestuar më pas. /Reporteri.net/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button