Studim, diabeti çon në plakje të parakohshme!
Kjo pasi humbet funksioni i kompartimentit staminal, një nga mekanizmat bazë të plakjes, duke e përshpejtuar ndjeshëm procesin.
Diabeti përshpejton procesin e plakjes qelizore dhe ka një efekt shumë të dëmshëm mbi shumë organe e inde. Kjo pasi humbet funksioni i kompartimentit staminal, një nga mekanizmat bazë të plakjes, duke e përshpejtuar ndjeshëm procesin.
Dëmet janë edhe mbi arterie e në gjithë sistemin kardiovaskular, theksojnë mjekët gjatë kongresit të 30-të mbi Diabetin që është mbajtur në Itali. Jo vetëm, por ka impakt edhe tek sisitemi riprodhues dhe tek fertiliteti i të dy gjinive, duke shkaktuar disfunksione serioze edhe në moshë të hershme.
Përveç plakjes së parakohshme, diabeti ndikon në reduktimin e cilësisë dhe potencialisht pritshmërisë së jetës. Sipas specialisteve, është thelbësore diagnoza e parakohshme, trajtimi intensive dhe progreset e shkencës për të përballuar sfidat e kësaj sëmundjeje kaq komplekse. Sipas të dhënave të përditësuara, në botë mbi 537 milionë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje.
Rikujtojmë se, Apple thuhet se po teston një aplikacion që do t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë nivelin e sheqerit në gjak. Bëhet e ditur se aplikacioni është krijuar për të ndihmuar ata me diabet të zgjedhin ushqime më të shëndetshme dhe të angazhohen në një mënyrë jetese më të shëndetshme. Ndërkohë që kompania po punon në zhvillimin e aplikacionit, mediat e huaja raportojnë se ajo nuk ka plane ta lëshojë atë publikisht të paktën jo për momentin.
Gjiganti teknologjik thuhet se prej kohësh ka punuar në një sensor që do t’i mundësonte një përdoruesi të Apple të marrë leximin e glukozës në gjak pa pasur nevojë të marrë mostër gjaku. Dhe nëse kjo veçori do të arrijë në Apple, diabetikët nuk do të duhet të përballen më me shpenzimet dhe dhimbjen e përdorimit të testit aktual invaziv. Rritja e sheqerit në gjak (hiperglicemia) mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Prandaj, është e rëndësishme të mbani nivelet e sheqerit brenda kufijve normalë./gsh