Life Style

S’e pranoi familja e të dashurit të ri, gruaja kthehet te burri për herë të dytë

“Kam një super lajm!”, tha Dhurata në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan ndërsa raportonte ngjarjet  e fundit nga Durrësi. Situata e një çifti është disi e ndërlikuar pasi djali është dashuruar me një zonjë të martuar e fëmijë. Ajo vendosi ta linte fëmijën me të atin, i tha bashkëshortit që është dashuruar me një tjetër dhe jetuan për disa kohë në Tiranë.

Familja e djalit nuk e pranon zonjën dhe tashmë janë ndarë e ndodhen secili në shtëpinë e tyre. Sa i përket bashkëshortit të zonjës, pritet vendimi i tij lidhur me këtë martesë pasi kjo është hera e dytë që ajo e tradhton.

Dhurata: Ky djali është beqar, është kthyer nga studimet nga jashtë, ka filluar punë këtu në një institucion në administratë dhe ndërkohë dashurohet me një grua të martuar. Ndërkohë kjo ka edhe një fëmijë dhe vendosin që të ikin në Tiranë. Ikin aty për ca kohë dhe janë kthyer në fakt se tani u bë publike,  u mbaruan paratë, ç’të bënin më atje dhe tani familjarët e djalit nuk e pranojnë që të shkojë në shtëpi me këtë zonjën.

Aldo: Pse?

Dhurata: S’e pranojnë se e martuar, punët e tyre. Ndërkohë djalin e ka lënë te babai, jo te babai i saj, te babai i djalit, ish-burri dhe ndërkohë kthehet secili në shtëpinë e vet, djaloshi te babai i vet, kjo te babai i vet dhe të shohim tani, ndahen domethënë këta, këtu qenka çështja, a do ta pranojë bashkëshorti sepse është hera e dytë që kjo ikën.

Aldo: Po si, më fal, kjo iku dhe s’mori vesh gjë ky?

Dhurata: Po e mori vesh se i la dhe fëmijën në shtëpi, iku, i tha “jam dashuruar me dikë” dhe iku. Ai shpresonte që hajde si do të shkojë situata, ndoshta vjen dhe si përfundim erdhi, është te shtëpia e babait të vet. Tani të shohim si do të shkojë, a do e falë sërish ky se është hera e dytë…/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button