E gjithë ngjarja ndodhi për 70 sekonda/ DETAJE nga ekzekutimi i Arlind Bushatit e Hamza Licit: Makina u qëllua me…
70 sekonda kanë mjaftuar që tre persona të humbin jetën dhe një tjetër të përfundojë në spital, një ditë më parë
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur në Dobraç të Shkodrës një ditë më parë, ku mbetën të vdekur tre persona dhe një tjetër përfundoi në spital.
E gjithë skena e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt automjetit ku ndodhej Hamza Lici dhe Arlind Bushati deri te plumbat e fundit është rreth 150 metra.
Autorët i janë futur paralel makinës së shënjestrës dhe kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje. E gjithë ngjarja sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes. Qitësit dyshohet së kanë qenë dy persona, një tjetër ka pasur rolin e shoferit. Te makina e viktimave shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati.
Ndërkohë kujtojmë se si pasojë e atentatit të djeshëm humbi jetën shënjestra, Hamza Lici vëllai i Ibrahim Licit, Arlind Bushati i cili ishte më të në makinë në momentin e atentatit (ndërroi jetë në spital) dhe një qytetare, Flutura Basha, e cila po udhëtonte pranë vendngjarjes me bashkëshortin me një motor./gazeta-shqip.com