Life Style

Shkrirja e fillerit, çfarë është metoda që shumë VIP-a (edhe në Shqipëri) po ndjekin për t’u dukur sa më natyralë

Filler-ët (mbushësit) e shumtë të injektuar në të kaluarën po shkrihen me qëllim për të rikthyer një fytyrë me një pamje sa më natyrale. Ideja është të arrihet një fytyrë me linja të natyrale, por me një lëkurë të përkryer, të butë dhe me shkëlqim. Çdo ditë, më shumë mjekë estetikë po dëgjojnë nga pacientet e tyre të njëjtin kërkesë: të shpëtojnë nga produktet volumizuese të injektuara me bazë acidi hialuronik, të cilat ende shihen në fytyrat e shumë personazheve të famshëm, por që tani nuk pëlqehen më. Dhe jo nuk po flasim vetëm për rastet kur filleri migron.

Pse sot ka kaq shumë gra e vajza që duan të shkrijnë filler-ët?

Sipas doktorit Carlo Borriello, specialist në kirurgjinë maxillo-faciale dhe mjekësinë estetike, Milano dhe Maltë, “më në fund, publiku i gjerë femëror është vetëdijësuar se disa trende estetike të viteve të kaluara ishin krejtësisht të jonatyrale dhe të papërshtatshme, shkruan Living. Mjafton të kujtojmë “buzët si rosak” që ua shihnim shumë VIP-ave dikur. 

Duhet thënë se “të rejat e moshës nën 25 vjeç mbeten më “kokëforta”: akoma sot ato janë shumë kurioze dhe të tërhequra nga filler-ët. Ndërkohë, shumë gra mbi 30 vjeç që në të kaluarën janë nënshtruar këtyre procedurave volumizuese po bëjnë një hap prapa. Filler-i, veçanërisht nëse injektohet në doza të mëdha ose pa personalizimin e duhur për çdo fytyrë, mund ta bëjë fytyrën të duket e fryrë dhe e artificiale, pa efektin rinor që shumë e dëshirojnë.

Filler po, por me një qasje minimale dhe të personalizuar

Në përvojën e doktorit Borriello, “nuk është aspak e nevojshme të demonizojmë filler-ët, të cilët mbeten një zgjidhje e shkëlqyer nëse përdoren me kujdes dhe, mbi të gjitha, në duar të profesionistëve të kualifikuar”. Në vend që të transformojnë fytyrën duke e tepruar me volumin, duke rrezikuar kështu ta kthejnë atë në një “maskë”, qasja më e mirë do të ishte të përdoren filler-at e acidit hialuronik për të rikthyer volumet që, me kalimin e kohës, kanë humbur natyralitetin. Për shembull, në zonën e “jawline” dhe në atë të mollëzave.

Hapi i ekografisë para shkrirjes së filler-it

Filler-ët e tretshëm janë ata me bazë acidi hialuronik. Falë ialuronidazës, një enzimë speciale që shpërbën xhelin e hialuronikut duke e transformuar atë në ujë, ne mund të ‘shpëtojmë’ nga filler-ët e padëshiruar. Duhet thënë se gjithmonë është mirë të procedohet duke identifikuar me saktësi filler-in nën udhëheqjen ekografike, për ta shkrirë atë në mënyrë të përqendruar. Kështu arrihet një fytyrë me pamje natyrale,” përfundon eksperti.

Më pas mund ta aplikoni vetëm pak në buzë apo në mollëza. Kush ka provuar fillerin e di, se hera e parë që e injektoi ishte hera kur ai qëndroi më bukur në fytyrë./Living

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button