Beleri i shtrin dorën Ramës? Zbulohen PRAPASKENAT, ja plani i grekëve
Gazetari Artur Bibe ka dhënë një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News në lidhje me vizitën e disa prej eurodeputetëve në Shqipëri mes tyre edhe Fredi Beleri për të përfaqësuar shtetin grek. Beleri ishte i arrestuar para disa muajsh për blerje votash e së fundmi u lirua duke marrë edhe statusin e një eurodeputeti.
Gazetari ka shpjeguar se ky caktim i zotit Beleri është politik dhe se sipas vetë Belerit nuk e priste të përzgjidhej për të takuar kryeministrin Rama duke përfaqësuar Greqinë. Ai tregoi gjithashtu se eurodeputeti Beleri ka pranuar të takojë kryeministrin e t’i japë dorën pasi pozicioni i tij tanimë është tejtër dhe nuk janë më kundërshtarë.
“Është mesazh politik që Athina ia përcjell Tiranës përderisa Rama ishte kundërshtar politik i Belerit. Beleri nuk e priste të ishte në atë pozicion të takojë kryeministrin si eurodeputet, do të jetë një takim jo i kollajtë. Ai u shpreh se do ti shtrëngojë dorën kryeministrit sepse është eurodeputet dhe ka pozicion tjetër beteja e tyre ka përfunduar. Beleri përfaqëson Greqinë.
Zoti Rama është dominat në vendin e tij por Greqia është më e fuqishme se Shqipëria. Beleri ka thënë që janë të gatshëm të përballen për çështjet e BE me Shqipërinë, do insistoj për të drejtat që i mungojnë minoritetit në Shqipëri. Nëse Shqipëria nuk i zbaton këto të drejta të minoritetit si të vetëdeklarimit të pronësisë etj Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE-së.
Pozicioni i Belerit është i caktuar dhe ka një pozicion dhe detyrë, nuk ka hakmarrje ka një rol, ka pozicionin e tij Beleri s’do dhurojë lule kryeministrit. Beleri nuk del dot nga kauza e tij për të cilën sipas tij edhe është burgosur.” tha gazetari.
/gsh