Life Style
Përndoqi ish-gruan dhe i rrahu partnerin e ri, përfundon në pranga 54-vjeçari
Një person është vënë sot në pranga, pasi prej kohësh përndiqte ish-bashkëshorten e tij. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin me inicialet A. M., banues në Tiranë, i cili akuzohet për përndjekje të ish-gruas së tij dhe dhunë fizike ndaj të dashurit të saj.
Mësohet se ai kishte ndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëshorten dhe kishte goditur me grushta partnerin e saj.
Materialet proceduriale për këtë rast janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore./gsh