Sport

Ancelotti nuk ka dyshime, zbulon fituesin e ‘Topit të Artë’ 

Te Real Madrid e kanë lënë pas humbjen e turpshme 0-4 në “Bernabeu” ndaj Barcelonës dhe përgatiten për një trofe prestigjioz, atë të “Topit të Artë”.

Trajneri Carlo Ancelotti nuk ka asnjë dyshim se fitues i këtij çmimi do të jetë sulmuesi brazilian Vinicius Jr.

Mund të them se Vini do të jetë ‘Topi i Artë’ i radhës, pa asnjë dyshim. Për mua është shumë e qartë se Vinicius do ta fitojë ‘Topin e Artë’. Askush tjetër nuk do të mund ta fitojë atë çmim, pasi sulmuesi ynë e meriton më shumë se kushdo tjetër”, tha Ancelotti.

Gjithsesi, sot do të zhvillohet ceremonia, e planifikuar të organizohet në “Théâtre du Châtelet” në Paris.

“Është kënaqësi të stërvitesh një nga më të mirët në botë. Ai është një djalë shumë modest, ka bërë shumë përparim si futbollist, duke u bërë një nga më të mirët në botë. Ka të njëjtën përulësi dhe seriozitet si ditën kur e takova”, tha Ancelotti./syri.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button