Opozita do të bllokojë rrugët kryesore në vend, zbulohet plani i masave: Në terren, forcat “Shqiponja” dhe FNSH
Është zbuluar plani i masave të policisë për mbarëvajtjen dhe ruajtjen e sigurisë gjatë protestës së thirrur nga opozita ditën e martë (29 Tetor), e cila do të zhvillohet në akset kryesore të vendit.
Mësohet se në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH.
Gjithashtu policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve.
Uniformat blu do të dislokohen në akset ku është paralajmëruar protesta 30 minuta para nisjes së tubimit. Mosbindja civile e opozitës nis në orën 17:00 dhe do të zbresë në akset kryesore të Shqipërisë.
Masat që do marrë policia për protestën nesër.
30 minuta para nisjes, policia rrugore do të jetë e dislokuar në këto aske:
* Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
* Rrethrrotullimi Milot
* Rrethrrotullimi Shkozet
* Rrethrrotullimi Bradashesh
* Rrethrrotullimi Rrogozhinë
* Rrethrrotullimi Levan
Pothuasje e gjithë policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve.
Po ashtu në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë./OraNews