“Bota e Showbizz-it është e egër”, Einxhel Shkira: Donin të abuzonin me mua seksualisht
Einxhel Shkira ka bërë një rrëfim tronditës mbi atë që ka kaluar në fazat e saj të parë drejt televizionit. Teksa ishte mbrëmjen e kaluar në “Goca dhe Gra”, moderatorja tha se dikush ka tentuar të përfitojë seksualisht nga ajo, rast të cilin nuk e denoncoi në atë kohë.
“Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e showbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra.
Kur them abuzim, e kam fjalën për abuzim të mirëfilltë për motive përfituese seksuale. Unë si një person shumë i fokusuar te ajo që doja të bëja, nuk kam dashur kurrë të devijoj nga ky rrugëtim.
Po, më ka ndodhur kur kam qenë 15 vjeç. Më ka thënë: ‘Ti nuk di të shijosh jetën’, sepse donte të më jepte alkool. Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoj se vërtet isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën. Mua më shumë m’u bë mësim, sesa traumë”/Pamfleti