Shëndet

Si ta kuptoni që vuani nga hernia diskale? Ja simptomat

Hernia e diskut/diskale zakonisht ndodh si rezultat i konsumimit gradual, degjenerimit të disqeve të shtyllës kurrizore. Me kalimin e kohës, disqet e shtyllës kurrizore humbasin një pjesë të përmbajtjes së ujit duke i bërë më pak fleksibël dhe më të prirur për të pësuar dëmtim madje edhe rupturë.

Disku i prekur nga hernia diskale mund të shtypë nervat që ndodhen pranë duke shkaktuar dhimbje si dhe dobësim apo mpirje të gjymtyrëve, por ka edhe raste kur nuk shoqërohet me asnjë lloj simptome.

Shkak i mirëfilltë i shfaqjes së hernies diskale nuk është i mirëpërcaktuar. Mund të shfaqet si rezultat i ngritjes së peshave të rënda dhe rrallëherë mund të vijë edhe nga traumat e shpinës.

Pjesa më e madhe e rasteve të hernies diskalekonstatohen në pjesën lumbare (fundshpinë) edhe pse ka edhe raste që shfaqjet në zonën çervikale(qafë).

Shenjat dhe simptomat më të zakonshme që sinjalizojnë prezencën e patologjisë janë:

Dhimbje në gjymtyrët e sipërme apo të poshtme

Nëse hernia diskale shfaqet në zonën e poshtme të shpinës, dhimbja prek në mënyrë më të theksuar pjesën e gjymtyrëve të poshtme.

Ndërsa në rastet kur shfaqet në qafë, dhimbja prek pjesën e gjymtyrëve të sipërme së bashku me shpatullën.

Personat e prekur nga hernia diskale shfaqin mpirje të zonave të ndryshme në varësi të nervave të prekur

Nervat e prekur nga kjo patologji dobësojnë edhe muskujt përkatës. Kjo mund bën që pacienti të pengohet ose pamundësi për të mbajtur pesha.

Ka edhe raste kur hernia diskale nuk shoqërohet me simptoma të dukshme dhe patologjia arrin të diagnostikohet vetëm nëpërmjet ekzaminimeve imazherike.

Konsiderohen si faktorë rreziku për shfaqjen e Hernies diskale:

Obeziteti – Obeziteti shkakton shtypje në disqet e pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore

Historiku professional (profesioni) – Individët me punë fizike të rënda kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga kjo patologji

Trashëgimia – Pacientët me histori familjare, pra që kanë pjesëtarë të familjes të prekur nga kjo patologji, kanë predispozita më të larta për t’u prekur nga Hernia Diskale/LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button