Lajme

Thuajse një vit nga vrasja makabre/ Çfarë po ndodh me hetimet mbi ekzekutimin e Liridona Ademajt?

Naim Murseli dyshohet se porositi vrasjen e bashkëshortes së tij

Më datë 29 të muajit të ardhshëm, mbushet plot një vit nga ngjarja që tronditi Kosovën por jo vetëm.

Në fshatin Bërrnicë të Prishtinës, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit 2023, para dy fëmijëve të saj të mitur, u qëllua me plumb Liridona Ademaj. Në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike, 30-vjeçarja ndodhej në makinë me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli, i cili dyshohet se e porositi vrasjen e saj.

Megjithatë, edhe pse ka kaluar thuajse një vit, ngjarja rrethohet nga misteri.

Dyshimet janë se vrasjen e kishte kryer Granit Plava, pasi Murseli ia kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së. Sipas raportimeve, ai ia kishte gjetur vrasësin me pagesë Murselit.

Prokuroria Themelore e Prishtinës po vazhdon hetimet për të zbardhur të vërtetën se si ndodhi ky rast, që në fillim ishte inskenuar si grabitje. Nga kjo Prokurori s’kanë pranuar të ndajnë më shumë informacione për rastin tani, duke thënë se këtë do ta bëjnë kur të vendosin për epilogun.

Lidhur me pyetjet tuaja, Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton se lënda është në procedurë hetimore, në momentin që vendosim lidhur me epilogun e rastit, do të japim informacionet e nevojshme”, kanë deklaruar nga kjo prokurori.

Informacione për rastin, përfshirë konfirmimin e një bashkëpunimi me autoritetet suedeze meqë viktima dhe i dyshuari kanë pasur edhe këtë shtetësi, s’ka pranuar të ndajë as Policia e Kosovës. Për pyetjet që i janë drejtuar lidhur me këtë rast, Policia ka kërkuar që të njëjtat t’i drejtohen Prokurorisë.

Referuar shkresës suaj ju lutemi ti adresoheni organeve të drejtësisë, gjegjësisht prokurorisë”, kanë deklaruar shkurtimisht nga Policia.

Për rastin s’ka pranuar të flasë as avokatja e Murselit, Teuta Zhinipotoku.

Tre të dyshuarit për rastin, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kastriot Kokalla, ishin arrestuar ditën kur ishte varrosur Liridona, saktësisht disa orë pas ceremonisë së varrimit. Prej atëherë ndodhen në paraburgim./gazeta-shqip.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button