ShowBiz

“Kur nuk keni çfarë të bëni, vini këtu”, Rovena Stefa i kthehet Drenusha Latifit: Unë paguaj taksa për këtë vend, ti ike në Suedi

Në Big Brother Vip Kosova3 ka plasur debati mes Rovena Stefës dhe Drenusha Latifit, pasi kjo e fundit i ka thënë këngëtares nga Fieri se ‘Ju vini në Kosovë, kur nuk keni çfarë të bëni më në Shqipëri.’

Fillimisht nga Rovena u kuptua sikur po i thoshte: ‘Shkoni nga keni ardhur’, duke nënkuptuar shqiptarët e Shqipërisë, por më pas këngëtarja i shkoi deri në fund argumentit:

Rovena: Nuk është vendi për të thënë unë se çfarë kam dhënë unë për Kosovën e çfarë ke dhënë ti. Pse, çfarë ke dhënë ti për shembull? Ça ke dhënë ti, e di Kosova krejt dhe e dimë të gjithë

Drenusha: Ty duhet të të bëjnë një bust për kontributin që ke dhënë.

Rovena: S’ka nevojë për bust. E di populli çfarë kam bërë për të, populli shqiptar, krejt. Nëse e pate që të më çosh mua andej nga kam ardhur, unë jetoj dhe punoj në këtë vend. Ti jeton në Suedi. Ti e ke lënë këtë vend, unë jetoj këtu. Jetoj, paguaj taksa, tatime, si të gjithë. Nëse ti më quan mua ‘të ardhur’, është gabim se jemi të gjithë shqiptarë dhe ishte e shëmtuar ajo që the ‘shko nga ke ardhur’.

Drenusha: Nuk thashë këtë, thashë ‘Kur nuk keni çfarë bëni atje, vini këtu’.

Rovena: Epo, atëhere janë dy fyerje: Dmth, shkoni andej nga keni ardhur se nuk keni çfarë të bëni këtu. Shumë e shëmtuar, po lëre tani. /Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button