Bota

Tragjedi në det, peshku shpatë godet për vdekje në gjoks sërfisten

Giulia Manfrini, një sërfiste 36-vjeçare nga Italia, ka ndërruar jetë pas një incidenti tragjik në ujërat e ishujve Mentawai në Indonezi. Ajo u godit në gjoks nga një peshk shpatë, që u hodh papritur drejt saj ndërsa po lundronte, shkruan A2 CNN.

Dëshmitarët thanë se dy miqtë e saj u përpoqën të ofronin ndihmën e parë dhe e transportuan atë në një qendër shëndetësore, por nuk arriti të mbijetojë. Një raport mjekësor zbuloi se ajo kishte një plagë të thellë prej 5 cm në gjoks.

James Colston, bashkëthemeluesi i agjencisë së udhëtimit AWAVE që ajo kishte krijuar, e përshkroi incidentin si të “të çuditshëm” dhe tha se Giulia vdiq duke bërë atë që donte më shumë. Kryetari i bashkisë së qytetit të saj, Venaria Reale, shprehu trishtimin e komunitetit për humbjen e saj të parakohshme, shkruan A2 CNN.

Giulia ishte e njohur për entuziazmin e saj për sërfin dhe udhëtimet. Ajo kishte vizituar mbi 45 vende dhe fliste gjashtë gjuhë. (A2 Televizion)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button