ShowBiz

Top Channel zbulon kur fillon “Big Brother VIP 4”

Publiku po pret me padurim nisjen e edicionit të katërt të reality show-t, “Big Brother VIP”

Publiku po pret me padurim nisjen e edicionit të katërt të reality show-t, “Big Brother VIP”. Tashmë është zyrtare se nga muaji dhjetor do të nisë transmetimin spektakli më i ndjekur në Shqipëri.

Lajmi i shumëpritur është bërë i ditur përmes një promoje të publikuar në profilin e Top Channel, në “Instagram”.

“Big Brother VIP një dhe i vetmi, dhjetor 2024”, thuhet në promon në fjalë.

Në  spektaklin e ndjekur kudo ku ka shqiptarë , “Big Brother VIP Albania”, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë e këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Ndërsa përsa u përket banorëve do na duhet të presim edhe pak, por janë aluduar shumë personazhe të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni të ri të BBV./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button