Fansat ‘fake’ të Leonardo Gashit ‘sulmojnë’ Oltën në Instagram
Leonardo ka bërë të ditur se ka shumë fansa nga Maroko dhe Turqia, duke bërë që kjo të tingëllojë pak si e pabesueshme.
Jonida thekson se Leo ka arritur një numër mbresëlënës ndjekësish, rreth 3 milionë.
Ndërkohë, Olta shpreh dyshime se mund të ketë blerë ndjekësit.
Olta vazhdon të shprehet se ka të drejtë të dyshojë, duke nënkuptuar se ajo ka një rol specifik në këtë sezon të spektaklit.
Ajo së fundi ka publikuar një fotografi ku shihen komente nga “fansat” e Leonardos, të cilët pohonin se ai ka ndjekës edhe nga Algjeria dhe Maroku.
Ky zhvillim ka nxitur diskutime të shumta rreth mënyrës se si Leonardo e ka ndërtuar popullaritetin e tij dhe autenticitetin e ndjekësve të tij në rrjetet sociale.
Por, nëse hyn në Instagram të Oltës, në fotografinë të cilën ajo ka publikuar së fundi, këto llogari që kanë komentuar, të gjitha janë llogari “fake” të pavërteta.
Duket se Olta ndoshta edhe ka pasur të drejtë kur ka dyshuar. /Telegrafi/