Lajme

SKANDALI/ ‘WizzAir’ anulon fluturimin, Boçi publikon PAMJET: Nuk kemi shtet! Kompania duhet të jetë në akuzë penale

Kompania e fluturimeve ‘Wizz Air’ vijon me skandalet duke lënë në mes të katër rrugëve shqiptarët.

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka denoncuar se kompania “Wizz Air” ka anuluar fluturimin nga Milano dhe nuk garanton asnjë datë kthimi.

Fluturimi që është anuluar, kompania nuk u kanë dhënë asnjë shpjegim pasagjerëve të cilët duhet të kalojnë një “kalvar” të gjatë vuajtjesh për t’u kthyer në Shqipëri.

Sipas Boçit, një shtet i ngordhur si i yni që nuk ka në konsideratë qytetarët, ndërsa kompania në fjalë dueht të jetë nën akuzë penale.

“WIZZAIR kompania me skandaloze dhe e papërgjegjshme, përsëri le në mes të katër rrugëve shqiptarët. Anullon fluturimin nga Milano dhe nuk garanton asnjë kthim, as për nesër e as për pasnesër.

Justifikimet e tyre janë banale dhe të përsëritura. Një shtet i ngordhur si i yni që nuk ka në konsideratë qytetarët, i del zot një kompanie të diskretituar.

Ky nuk është më turp e as gabim!

Gabimi kur përsëritet është faj.

Është pak të thuash që kjo kompani skanadaloze duhet të jetë nën akuzë penale!!!!!”, shkruan Boçi teksa poston foton me poshtë!

SKANDALI/ ‘WizzAir’ anulon fluturimin, Boçi publikon PAMJET:

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button