Lajme

Hakerohet billbordi në Serbi, FOTOJA virale me Shqiponjën me dy krerë që ‘kap prej fyti’ atë serbe shfaqet në mes të qytetit

Një gjë e pazakontë ndodhi sot në Serbi. Sipas B92, një billboard në qytetin e Valevës ka shfaqur një imazh teksa shihet një shqiponjë me dy krerë me plis në kokë që ka “kapur për fyti” një shqiponjë që ka në prapavijë flamurin e Serbisë.

Fotografia është publikuar në Instagram nga faqja “valjevo_live”. “Në qendër të qytetit është shfaqur ky billboard. Besohet se është hakuar dhe konsiderohet si një provokim”, thuhej në postim.

Ndërkohë, një person që pretendon të jetë pronar i billboardit, ka reaguar në komentet e postimit.

Jam pronari i billboardit që është hakuar mbrëmë. E fikëm menjëherë sapo e kuptova, dhe rasti do të raportohet tek autoritetet përkatëse”, ka shkruar ai.

Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi atë që ka ndodhur. Kjo foto u bë virale në vitin 2014 pas ndeshjes së famshme Serbi-Shqipëri./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button