Bota

Franca përfshihet nga moti i keq, alarm i kuq në gjashtë zona

Përmbytjet masive kanë shkaktuar dëme serioze dhe ndërprerje të energjisë në pjesë të rajonit malor juglindor të Francës, pas disa ditësh shiu të dendur. Gjithashtu nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Bëhet e ditur se stuhia Kirk ka lëshuar reshje të dendura në të gjithë Francën, duke vendosur rekorde të reja dhe duke shkaktuar përmbytje të gjera. Muajin e kaluar, Evropa Qendrore u godit nga përmbytjet më të këqija në atë zonë në të paktën dy dekada.

Ndërsa vendi po përballet me pasojat, ekspertët paralajmërojnë se fenomene të tilla pritet të bëhen edhe më të shpeshta. Siç raportohet, Autoriteti i motit i Francës Meteo France vendosi gjashtë departamente në jug të qytetit të Lionit në alarm të kuq për përmbytje./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button