KUJDES! PAMJE TË RËNDA/ Po kërkonte vendin për foton perfekte, por 20-vjeçari “përpihet” nga dallgët
Një foto i merr jetën një turisti 20-vjeçar në Indonezi në përpjekje për të kapur sfondin e dallgëve mbresëlënëse në plazhin Kedung Tumpang. Dallgët e përpijnë atë në mënyrë të frikshme.
Ngjarja tragjike ndodhi të dielën e kaluar kur Roni Josua Simanjuntak shkoi në plazh për t’u argëtuar me miqtë e tij.
Në videot e publikuara nga dëshmitarët okularë, u regjistrua momenti kur një valë e mbuloi të riun dhe e përfshiu në Oqeanin Indian. Fillimisht në video shfaqet 20-vjeçari duke qëndruar përballë një shkëmbi dhe pozon për të bërë foton.
Megjithatë, ajo që ai nuk e dinte është se pas tij dallgët po “fryheshin” dhe përbënin kërcënim.
Në sekondat e ardhshme, njëra nga dallgët duket se e hedh 20-vjeçarin nga shkëmbi dhe zhduket nga sytë e miqve të tij, të cilët në fillim nisën të qeshnin me këtë episod.
Megjithatë emocionet ndryshuan tërësisht brenda pak sekondash, pasi miqtë e 20-vjeçarit e kuptuan se kishin humbur gjurmët e tij.
Pak më vonë, në fakt, burri që regjistron momentet tragjike, vë në dukje një siluetë në sipërfaqen e ujit, e cila llogaritet të jetë trupi i 20-vjeçarit.
Edhe sot trupi i 20-vjeçarit nuk është gjetur, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të përfundojnë të dielën e ardhshme.
Siç tha një përfaqësues i policisë, dallgët në zonë arrijnë deri në 4.5 metra, gjë që është një pengesë e madhe për ekipet e kërkim shpëtimit.
/OraNews