Life Style

Aurela Gaçe feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën sot këngëtarja

Ylli i muzikës shqiptare Aurel Gaçe feston sot ditëlindjen. Artistja mbush plot 50 vjeç edhe pse pamja dhe energjia e saj e bëjnë të duket si në të 30-at.

Këngëtarja në këtë ditë të veçantë ka zgjedhur të jetë falenderuese për gjithçka që i ka dhuruar Zoti nga talenti tek familja.

Më shumë se sa një urim apo një kujtim këngëtarja sjell një mesazh dhe një reflektim që jeta është shumë e shtrenjtë dhe duhet të jemi falenderues që frymojmë.

Një gjysmë shekulli! Duket si shumë kur e thua me shekuj por duket pak kur e thua me vite. Ndihem komplot, komplot bekime. Zemrën plot me dy fëmijë që më ndryshuan gjithë kuptimin e jetës, me familjen që aq shumë e dua.

Me miq që më janë gjendur në shumë etapa të jetës. E bekuar me dashurinë e madhe që me keni dhënë e më jepni çdo ditë ju, ju dashamirës e përkrahësve të personave që nuk janë në bazë të një dhurate që më fali Zotin. 50 vite plot ulje e ngritje… por te mbushura me jete, me frymë, me dashuri. JETA është e bukur ndaj jam e lumtur që frymoj”, ka shkruar Aurela në instagram./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button