Life Style

“DO TË TË FUSIM DJALIN NË BURG”, SI E KËRCËNUAN AKTORIN E NJOHUR, BUJAR ASQERIUN

Deputeti në Parlamentin e Shqipërisë, Agron Shehaj, tha kohë më parë se aktori i njohur Bujar Asqeriu ndryshoi mendim për çështjen e Teatrit Kombëtar, pasi u kërcënua nga pushteti.

Asqeriu fillimisht u pozicionua kundër shembjes së godinës së Teatrit, ndërsa më pas, papritur mbështeti projektin e Erion Veliajt, tha ai.

Shehaj tha se aktori është kërcënuar se do t’i burgosnin djalin nëse vazhdonte të denonconte në media shembjen e Teatrit.

“Të tregoj një rast, aktori Bujar Asqeriu, kaloi nga kundër prishjes së Teatrit në favor të Teatrit.

Dhe realisht thashë nuk qenka burrë i mirë. Pastaj pas një kamere të fshehtë doli që e kishin kërcënuar, e kishin kërcënuar që do të të fusim djalin në burg.

Po të them se si njerëzit detyrohen, nuk ua dimë hallin. E njëjta gjë ndodh me njerëzit e thjeshtë në terren, njerëz që kanë halle, që duan të jetojnë. Kjo është arsyeja pse njerëzit ikin”, tha ai./vjosa.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button