Kulturë

Si ia mori Pranvera Hoxhës rolin e Almës tek “I teti në Bronx”, Yllka Mujo

Roli tek filmi “I teti në Bronx”, është ai që e bëri të njohur aktoren Yllka Mujo, e cila deri atëhere ishte thjesht një vajzë e panjohur.

Por, ajo e mori fare rastësisht atë rol, që ishte dedikuar për dikë tjetër.

Operatori i filmit Ilia Terpini, përzgjodhi Pranvera Hoxhën, vajzën e Enver Hoxhës, për rolin e Almës, që më pas u luajt pikërisht nga Yllka Mujo.

Edhe regjizori Viktor Gjika e aprovoi në fillim, por sa mori vesh që vajza e përzgjedhur për atë rol, ishte e bija e Enver Hoxhës, i kërkoi Terpinit të gjente dikë tjetër.

“Nuk duam telashe nga Sigurimi”, mësohet të ketë thënë Gjika, duke ditur që përfshirja e Pranvera Hoxhës në film, mund t’ju hapte telashe të mëdha.

Dhe kështu ndodhi, që rolin ta merrte pikërisht aktorja Yllko Mujo.

Për fatin e saj, pasi ai ishte roli që i ndryshoi jetën. (Aktoretshqiptare.com)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button