Life Style

Si t’i pastroni bizhuteritë e floririt si profesionistë

Ndonëse bizhuteritë e floririt i rezistojnë kohës e nuk nxihen, ndodh që të krijojnë një veshje të ngjashme me smerçin nëse qëndrojnë të mbyllura për një kohë të gjatë me aksesorë të tjerë, apo nga kontakti me detergjentë apo produkte të tjera kozmetike 

Francesca Kelly është themeluese e një firme bizhuterish, ku çdo aksesorë punohet me dorë nga artizanët. Duket se ajo është eksperte, jo vetëm në finalizimin e bizhuterive të veçanta, por edhe në pjesën e kujdesit për to.

Si t’i pastroni bizhuteritë e floririt

Ekspertja thotë se procedura është shumë e thjeshtë dhe për këtë nuk kërkohen materiale të veçanta, përveçse një cope të butë mikrofibër. Gjëja më e rëndësishme është të mbani kimikatet jashtë kutisë ku po pastroni aksesorët dhe të shmangni pastrimin me forcë në mënyrë që copa të mos gërvisht sipërfaqen e tyre. 

Ja tre hapat e thjeshtë:

– Mbushni një tas me ujë. Uji i ngrohtë është më mirë dhe kjo është gjithçka që ju nevojitet. Por, nëse doni më shumë efekt pak sodë buke ose pak ilaç enësh i lëngshëm janë të pranueshme. 

– Zhysni bizhuteritë e arit në ujë. Lërini aty për disa minuta, por nëse keni aksesorë me pjesë të çara përdorni një kunjë me pambuk dhe jeni në rregull.

– Hiqni bizhuteritë nga uji dhe thajini me një copë me mikrofibër dhe gati për më shumë shkëlqim.

Sa shpesh duhet të pastrohen bizhuteritë e floririt?

Sipas ekspertes, nuk ka asnjë rregull të shkruar për këtë sepse varet se sa shpesh i vendosni, cilësia e materialit etj. Por, nëse ju shihni që ka filluar t’u zbehet shkëlqimi, atëherë ky është momenti që t’i pastroni sipas udhëzimeve më sipër./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button