Arbana Osmani zhgënjehet nga ekranit, vendos të hapë podcast
Kanë kaluar shumë muaj, qëkur është përfolur për rikthimin në ekran të Arbana Osmanit. Fansat e shumtë janë duke pritur për rikthimin e saj, me shumë kuriozitet, mbi të gjitha për formatin që ajo do të moderojë.
Nga ana tjetër, vetë prezantuesja ka bërë me dije se shumë shpejt do të jetë sërish pranë publikut të saj. Por teksa në rrjet të shumtë kanë qenë aludimet në lidhje me emisionin që ajo do të ketë, duket se Arbana ka vendosur të bëjë diçka krejt ndryshe.
Bëhet fjalë për një podcast, që ajo pritet të ketë në kanalin e saj personal. Prej shumë muajsh, Arbana ka qenë në bisedime me drejtues televizionesh për t’u rikthyer, por duket se ende nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët, duke bërë që moderatorja të nisë krejtësisht e pavarur një podcast. Pak ditë më parë, vetë Arbana publikoi një fotografi ku shihet se ka filluar punë të re. Me shumë fleta e shkrime Arbana, shihet më e angazhuar se kurrë.
Moderatorja nuk tregoi ndonjë detaj se ku dhe kur do të shfaqet përsëri në ekrane televizive. Por, një gjë është e sigurtë se ajo punës ia nisi tani është çështje ditësh. Përgjatë sezonit veror, e ftuar në “RTV Dukagjini” prezantuesja tha se nuk ka asgjë konkrete në lidhje me rikthimin e saj në ekran.
“Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do ta ndaj unë e para. Pyetjes nëse do e shohim në sezonin e ri televiziv, shtator-tetor, me ndonjë projekt të ri televiziv, ajo iu përgjigj me “Patjetër. Mund të jetë ‘Big Brother’, mund të mos jetë ‘Big Brother’. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan”.
Kujtojmë se kjo periudhë për Arbanën ka qenë një fokusim te biznesi, familja dhe udhëtimet, por pas një shkëputjeje të gjatë, ajo duket më se gati për t’u rikthyer sërish./Panoramaplus.al