Bota
Pamje të frikshme të “Milton”, uragani mori formën e kafkës përpara se të godiste Floridën
Uragani “Milton” goditi shtetin e Floridës në SHBA, duke shkaktuar shumë viktima dhe dëme të rënda në disa qytete.
Një imazh satelitor rrëqethës i uraganit tregonte stuhinë duke marrë formën e një kafke përpara se të zbriste në Florida të mërkurën e 9 tetorit.
Stu Ostro, meteorolog i lartë në Weather Channel, ndau foton e frikshme në X, duke e shfaqur atë pranë një imazhi të ngjashëm të uraganit Matthew në 2016.
Ekspertët e kanë përshkruar uraganin “Milton” si një stuhi “përbindësh”, që e bën këtë imazh satelitor edhe më të përshtatshëm./OraNews