Lajme
Vizita/ Kryeministri Rama në Hungari, takim me homologun Viktor Orban. Dalin pamjet
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Hungari në një vizitë zyrtare.
Rama është takuar me kryeministrin hungarez Viktor Orban, ndërsa mësohet se do të nënshkruajë një marrëveshje në sektorin e Bujqësisë.
Kujtojmë se Rama ka qenë dhe tri vite më parë në Budapest, ku kanë diskutuar mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.
/bw