Më thirri o gangster”, polici bashkiak i Vlorës rrëfen nga spitali dhunën barbare: Mori levën dhe…
Polici bashkiak i Vlorës, Bruno Jazaj u dhunua barbarisht ditën e sotme.
Sipas informacioneve paraprake Jazaj ka marrë lëndime serioze duke u dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavionin e kirurgjisë.
Dyshohet se ai është dhunuar për shkak se ka vendosur gjobë në furgonat e linjës që bëjnë rrugën e fshatrave.
Polici ka marrë plagë në kokë dhe në hundë dhe pasi ka marrë mjekim ka dalë nga spitali.
“Sapo mbylla punën shkova për të larë makinën mora në telefon të zotin e lavazhos. Sapo shkoj atje sapo zbres nga makina shikoj një djalë më flet nga larg o gangster që vendos gjoba.
I thash çfarë ke, isha me uniformë veshur, i lodhur. Më tha mos i vendos më gjoba njerëzve , më tha lëre punën e shtetit do bësh si të them unë se s’e ke idenë çfarë të bëj. Më shau nga familja, shkoi të merrte një levë, mora sallën operative.
Unë po prisja patrullën dhe kur po prisja vjen një person tjetër, ky ishte babai i tij. Se edhe njihemi i them shihe djalin se nuk është mirë, më tha lëre djalin dhe më qëlloi kishte një palë çelës anglez. Më qëlluan me grushte, unaza çfarë kishin. I njoh janë Kristi e Todi Sota nga fshati Bestrovë. Policia i ka arrestuar por me sa kam informacion prokuroria i ka lënë në gjendje të lirë”, tha polici./Top Channel