“Më thonin pede”/ Rebeka “shpërthen” në lot, ndërsa TikTok-eri rrëfen kërcënimet nga të panjohurit: Lyeva flokët rozë, kalon një makinë me 4 çuna…
Emisioni i “Përputhen”, puntatën e fundit, ka pasur lot dhe rrëfime.
Një nga vajzat, Rebeka, ka shpërthyer në lot teksa në studio po diskutohej për bullizimet dhe komentet negative në rrjetet sociale.
Pasi ajo u qetësua, një nga djemtë gjeti mundësinë për të treguar edhe ai se është bullizuar edhe më parë.
Shumë prej nesh e njohim nga “TikTok”, por në profesion ai është berber.
Bëhet fjalë për Gridin, i cili rrëfeu se gjithmonë i ka pëlqyer të ndryshoj pamjen e tij.
“Ka 7 vite që punoj si berber dhe jam munduar që në Shqipëri të sjell një revolucion të ri. Kohët e fundit vendosa që të hidhja video në ‘TikTok’ për të edukuar njerëzit dhe të jap një mesazh për rininë. Unë jo komente por kam mar dhe kërcënime. Çuna me makinë që vinin dhe shanin para sallonit. Kërcënime për pjesën e ‘look-ut’. Çuna që vijnë dhe shajnë ‘o pede”. Para 4 vitesh guxova që lyeva flokët, i bëra ngjyrë pink dhe rastësisht kalon një makinë me 4 çuna, vetëm po shanin/OraNews