Vendi

“Si këpurdha pa shiut”/ Rama kritikon pushtetin vendor për pëmbytjet dhe zjarret: Nuk mund të ketë dobësi në reagimin tonë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryetarët e bashkive në Tiranë. Takim që vjen pak ditë pas operacionit për hernien inguinale.

Ai e ka nisur fjalën e tij me emergjencat. Rama tha se është fakt që të gjitha vendet duhet të përballen me zjarret në verë dhe përmbytjet në tre stinët e tjera.

Ai i vuri “fajin” ndryshimit të këtyre fenomeneve dhe strukturës së reshjeve, por theksoi se dobësia në reagimin e strukturave nuk mund të neglizhohet.

Janë katër pika me një rëndësi shumë të veçantë dhe unë dua ta filloj nga emergjencat sepse tanimë është fakt i kohës që jetojmë që të gjithë vendet duhet të përballen në periudhën me zjarre, në periudhën e vjeshtës, dimrit, pranverës me përmbytje.

Natyra e këtyre fenomeneve ka ndryshuar dhe ndryshon çdo vit. E kemi parë të gjithë se çfarë ndodhi në Austri dhe e pamë se ç’ndodhi këtu në ditët kur u përmbyt Vlora, në Bosnje ku humbën jetën shumë njerëz dhe dëmet e sipërfaqja e plagës së hapur atje janë marramendëse. 

Ka një shpjegim shumë të thjeshtë përtej analizave popullore dhe tendencioze që u bëhen përmbytjeve, që ka ndryshuar komplet formacioni i reshjeve. Para disa kohëve u bë spektakolare përmbytja në Dubai, ku faktikisht në harkun e 18 orëve ra një sasi shiu e barabartë me sasinë e 4 muajve në Londër. 

Nuk ka infrastrukturë sado ekselente që të absorbojë goditjen e parë. Ajo që nuk mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë, në nivelin vendor qoftë për zjarret, qoftë për përmbytjet.

Duke e marrë te përmbytjet është e domosdoshëm të ketë një fokus të veçantë tek organizimi i strukturës, trajnimi, aftësitë, stërvitja e strukturës që të jetë aty në momentin e parë të reagimit”, deklaroi Rama.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë foli në lidhje me emergjencat civile, si në rastin e zjarreve, duke kritikuar pushtetin vendor në lidhje me mos trajnimin e punonjësve për të përballuar të tilla situata.

“Prefektura e Korçës ka deklaruar 1431 forca dhe ka aktivizuar 342 forca e ka kërkuar mbështetje nga FA pa arritur të aktivizojë 70 e ca përqind të forcave.

Shkodra ka pasur disa emergjenca, ka përdorur më shumë kapacitete se ato të deklaruarat dhe mbështetjen nga FA e ka kërkuar vetëm në pak raste specifike.

Domethënëse që rezultati në Korçë ku FA janë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dhe aktivizime i forcave të brendshme ka qenë i dobët, pavarësisht shpenzimit të madh të energjive, rezultatet kanë qenë më të dobëta se në Shkodër.

Nuk është shkencë, duhet strukturim dhe koordinim e trajnim i vazhdueshëm. Duhen bërë stërvitje. Nuk mund të mbajmë Shqipërinë pa zjarre sepse është e pamundur, por duhet të luftojmë për cdo rrënjë ulli që mund të shpëtohet”, tha Rama./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button