Vendi
Parashikimi i motit për sot, kthjellime dhe vranësira të lehta kalimtare
Orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë vranësira disi më të dukshme në të gjithë vendin, por mundësia për reshje është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera maksimale në rang territorit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë./OraNews