Bota
Vri*et me armë 37-vjeçari shqiptar në Itali, qëllohet për vd*kje në sy të djalit të tij
Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Pisa të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 37 vjeçarin Beni Arshiaj, i cili u qëllua në sy të të birit në oborrin e shtëpisë së tij.
Nuk dihet ende motivi i vrasjes.
Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari sapo ishte kthyer në shtëpi me furgonin e tij pas orës 21:00, kur dy burra e qëlluan në kokë dhe më pas u larguan me vrap.
Disa fqinjë thanë se panë dy persona duke u larguar me një motoçikletë pas të shtënave, por nuk është e qartë nëse ata janë të lidhur me krimin.
37 vjeçari që mbeti i vrarë ishte i martuar me dy fëmijë./OraNews