Bota

“Na jep para që të të kthejmë rininë”/ Mashtronin të moshuarit duke përfituar miliona euro, shpallet në kërkim çifti: Po ju plak…

Qindra të moshuar në rajonin Uttar Pradesh të Indisë, të cilët po kërkonin të rifitonin rininë e tyre, përfunduan duke humbur miliona.

Një çift në Kanpur, duke pretenduar se e kthejnë moshën duke përdorur një “makinë kohe” të prodhuar në Izrael, mashtroi dhjetëra të moshuar duke u marrë një shumë prej 350 milionë INR, ose rreth 4 milionë euro, raportoi NDTV.

Rajeev Kumar Dubey dhe gruaja e tij, Rashmi Dubey, të cilët drejtonin një qendër terapie në Kanpur, të quajtur ‘Revival World’, pretenduan se transformuan një 60-vjeçar në një 25-vjeçar, duke përdorur një makinë të sjellë nga Izraeli, tha policia. Ata u premtuan klientëve të tyre se do të mund t’u rikthenin rininë të moshuarve përmes “oksigjenoterapisë”

Çifti, i cili jetonte me qira, mashtronte njerëzit duke u thënë se për shkak të ajrit të ndotur ata po plaken me shpejtësi dhe se “terapia e oksigjenit” do t’i transformonte brenda disa muajsh.

Ata ofruan paketa për 6,000 INR për 10 seanca dhe 90,000 INR për një sistem shpërblimi trevjeçar,” tha zyrtari i lartë i policisë Anjali Vishwakarma.

Sipas NDTV, Renu Singh, një nga viktimat e mashtrimit, paraqiti një ankesë në polici në të cilën pretendonte se ishte mashtruar për 1,075,000 INR (gati 12,000 euro). Ajo gjithashtu pretendoi se qindra njerëz ishin mashtruar për rreth 350 milionë INR.

Policia regjistroi një rast mashtrimi bazuar në ankesën e Singh dhe është në kërkim të çiftit që dyshohet se është larguar nga vendi./bw

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button