Life Style

Pas ndarjes nga Romeo, Heidi Baci në një lidhje të re? Kjo foto nxiti thashethemet në rrjet

Ditën e djeshme në rrjet ka nisur të qarkullojë një foto e ish banores së BBVA, Heidi Baci, teksa ecte në rrugët e Bllokut krah një mashkulli.

Kaq mjaftoi që të aludohej se pas ndarjes nga Romeo Veshaj, Heidi ka nisur një romancë të re.

Mirëpo, si qëndron e vërteta?

Pak më parë “Vipat e Bllokut” ka zbuluar se në fakt ajo ç’ka po thuhet nuk është e vërtetë, pasi mashkulli në foto është thjesht një shok i Heidit dhe asgjë më tepër.

Kujtojmë se ditën e djeshme u transmetua puntata e parë e “Goca dhe Gra”, ku pjesë e panelit si moderatore është edhe Heidi.

Pritej që pas gjithë lajmeve për ndarje nga Romeo, ajo të bënte një reagim apo të thyente heshtjen, mirëpo nuk ndodhi kështu dhe Heidi vendosi mos të jepte ende detaje për kétë pjesë./sot.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button