Lindi në avion, foshnja merr udhëtime falas për gjithë jetën
EgyptAir i ka dhuruar një biletë falas për gjithë jetën një foshnjeje të sapolindur, e cila lindi gjatë një fluturimi nga Kajro drejt Doualas, Kamerun.
Mediat egjiptiane raportuan të shtunën se një grua nga Kameruni ka lindur gjatë fluturimit MS887 të EgyptAir, i cili po operonte me një avion Boeing 737-800.
Linja ajrore njoftoi se pasagjeri i papritur do të marrë bileta falas për gjithë jetën si një dhuratë të veçantë.
Ekuipazhi i kabinës së EgyptAir ndihmoi pasagjeren në lindjen e foshnjës gjatë fluturimit.
Pas lindjes së suksesshme, ekuipazhi ofroi të gjithë ndihmën e parë të nevojshme për nënën dhe të sapolindurin,” thuhet në raporte.
Fluturimi bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Kufra në jug të Libisë, ku ishin bërë marrëveshje me autoritetet libiane për të pritur nënën dhe foshnjën dhe për t’i transferuar në Spitalin Kufra për kujdes të mëtejshëm.
Pas konfirmimit se të dy ishin në gjendje të mirë shëndetësore, fluturimi vazhdoi udhëtimin e tij drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Doualas në Kamerun./OraNews