“Dua të bëj **** me 600 persona brenda vitit”, modelja e “OnlyFans” lëshon deklaratën e bujshme: Të interesuarit të aplikojnë
Një influencere e quajtur gruaja seksualisht më aktive e Australisë është në një mision për të fjetur me 600 persona në vitin 2024, por ajo nuk lejon askënd në dhomën e saj të gjumit.
Annie Knight mori vëmendjen e mediave vitin e kaluar pasi deklaroi se donte të bënte seks me 300 persona në vitin 2023.
Pas arritjes së këtij qëllimi, australiania vendosi një bast të ri për vitin 2024, duke i vendosur synimet për të fjetur me 600 persona (burra ose gra) para 31 dhjetorit.
“Unë i bëj zgjedhjet vet. Kam një sistem aplikimi!”, insistoi interpretuesja 26-vjeçarja e OnlyFans në një intervistë të re me NeedToKnow.
Knight thotë se tashmë ka bërë seks me 480 persona këtë vit, që do të thotë se i kanë mbetur 120 të tjerë në shtrat para natës së Vitit të Ri.
“Ata fillimisht u përgjigjen gjërave të thjeshta, si emri, mosha, lartësia dhe vendndodhja e tyre. Pastaj unë pyes nëse ata janë të gatshëm të bëjnë një test për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si dhe çdo gjë që ata mendojnë se duhet të di”, shpjegoi ajo./Top Channel