Vendi

Shi dhe shtrëngata lokale, ja si parashikohet të jetë moti këtë të shtunë. Temperaturat shkojnë deri në …

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme, lokalisht me shtrëngata afatshkurtra. Mjegull/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mestare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi  deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shi dhe shtrëngata lokale, ja si parashikohet të jetë moti

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button