“Të gjithë njerëzit qeshnin me mua, nuk kisha bukë për të ngrënë” – reperi me origjinë shqiptare rrëfen fëmijërinë e vështirë
Reperi me origjinë shqiptare, Labinot Gashi, ka lindur në Tripoli të Libisë dhe familja e tij kanë jetuar në 24 vende të ndryshme të botës para se të vendoseshin në Brooklyn të New York-ut kur ai ishte 11 vjeçar.
I ftuar në “The Journey Podcast”, ka zbuluar më shumë detaje për fëmijërinë, fillimet në karrierë e mes tjerash edhe për sukseset që ka arritur.
I njëjti tregoi se ka lindur në Tripoli, por me krenari të madhe thotë se prindërit e tij vijnë nga Kosova.
Gjatë ‘podcast’-it, artisti i famshëm ka përmendur gjithashtu aktorin Liam Neeson, i cili në “Taken” flet për kriminelë shqiptarë që rrëmbejnë dhe vrasin.
Siç thotë ai, si fëmijë ka mbledhur ushqimet pasi familja e tij kishin probleme financiare.
E urreja të shkoja në shtëpi. Ishte gjëja më e keqe. Kam punuar kopshtet nga e hëna deri të enjten. Kam punuar kopshte edhe në gjashtë ndërtesa të tjera. Unë dhe babai i im i mbanim nga gjashtë punë”, tha ai.
“Të gjithë njerëzit qeshnin me mua, por unë isha ai”, theksoi ndër të tjerash Gashi.
Përkundër vështirësive, ka vazhduar karrierën dhe tani nuk ka dyshim se cilësohet si një nga më të mirët në tregun muzikor ndërkombëtar. /Telegrafi/