“Një puthje mund të më vrasë”, 25-vjeçarja flet për sëmundjen e pazakontë, ja çfarë mund t’i ndodhë nëse prek buzët e dikujt tjetër
Caroline Cray Quinn vuan nga një problem i rrallë shëndetësor pasi puthja e dikujt mund t’i japë fund jetës së saj.
25-vjeçarja nga Bostoni, vuan nga një gjendje e njohur si sindroma e aktivizimit të qelizave mast (MCAS), një sëmundje imune që bën që qelizat e saj të identifikojnë gabimisht gjërat si alergjenë të rëndë.
Kjo gjë është jashtëzakonisht e rrallë dhe prek një në 150,000 njerëz dhe për Caroline ajo sjell sfida të përditshme. Ushqimi është padyshim problemi më i madh, Caroline jeton vetëm me tërshërë dhe formulë hipoallergjike sepse një ushqim tjetër mund t’i shkaktojë simptoma kërcënuese për jetën, si vështirësi në frymëmarrje, ënjtje dhe humbje të vetëdijes.
Sindroma e saj ka ndikuar gjithashtu edhe në dashuri, pasi Caroline duhet të vendosë rregulla strikte për njerëzit që kërkojnë t’i japin një puthje.
Në mënyrë që dikush të më puthë, ata nuk mund të hanë asgjë tre orë përpara. Ata gjithashtu nuk mund të hanë asnjë nga gjashtë alergenet e mia kryesore anafilaktike – kikirikë, arra, susam, mustardë, ushqim deti ose kivi – 24 orë para se të më puthin. Dhe ata duhet të lajnë dhëmbët para se të më puthin.
Pas diagnozës së saj, specialistja MCAS e Caroline e informoi atë për tre ‘parakushtet’ për takimet romantike që duheshin ndjekur përpara se të mund të puthej.
Fatmirësisht, Caroline nuk është përfshirë në ndonjë incident të madh deri më tani. Caroline tani është qetësuar pasi i dashuri i saj Ryan, është më se i lumtur t’ju përmbajtur rregullave./OraNews