Vendi
Aksident në Lushnje-Berat! Nuk mori dot kthesën dhe përfundoi në kanal, plagoset shoferja e taksisë
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kashtë Bardhë.
Drejtuesja e mjetit taksi, Mirela Shellima, nuk ka arritur dot të merrte kthesën, por ka ecur drejt dhe ka përfunduar në kanal.
Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Kjo pikë në aksin Lushnje-Berat është e rrezikshme dhe numri i aksidenteve të tilla është i shpeshtë.