Vendi

Bëni gati çadrat/ Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë pritet të jetë sot në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe në veriperëndim të vendit. Gradualisht reshjet e shiut me intensitet të ulët do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje dhe relativisht intensive me shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 10 deri 24°C, në zonat e ulëta 12 deri 29°C dhe në zonat bregdetare 16 deri 27°C/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button