ShowBiz
Nga sot, çifti simpatik i prezantuesve rikthehen në emisionin e mëngjesit në RTSH
Florian Agalliu dhe Matilda Mcini do të rikthehen në drejtimin e emisionit të mëngjesit në Radio Televizionin Shqiptar.
Mësohet se pas disa ndryshimeve brenda vitit të fundit, drejtuesit e rinj kanë vendosur rikthimin e tyre sërish në këtë program.
Sipas burimeve zyrtare në RTSH, duke nisur që nga nesër kthehen ne ekran çifti simpatik i prezantuesve “të vjetër” të këtij emisioni.
Së fundmi programi drejtohej nga Krisa Çaushi dhe Ardit Murataj. Ata zëvendësuan në këtë pozicion Ermal Qorin dhe Valbona Mhillin./LIVING