ShowBiz
“Portokalli” nis këtë të diel, e ftuara e parë Rudina Dembacaj
Premiera e programit “Portokalli” pritet të jetë në 6 tetor në studiot e Top Channel është ‘sold out’ dhe duket se ky sezon pritet të jetë i bujshëm dhe me shumë risi. Me të ftuar special nën petkun e aktorit, shumë personazhe të njohur, aktorë e jo vetëm, do t’i shohim në programin më të dashur të humorit.
E ftuara e parë do të jetë aktorja Rudina Dembacaj e cila do të performojë në një rol special.
Kujtojmë se Dembacaj e nisi karrierën në ‘Portokalli’ me role si Jozefina Topalli, apo Aja./Pamfleti