Bota

Dënohet me burg amerikani, klonoi delen gjigante!

Mbarështimi i tyre është i ndaluar në Montana…

Një mbarështues bagëtish në shtetin Montana në SHBA u dënua me 6 muaj burg pasi klonoi një specie të një deleje gjigante, për t’i shitur më pas të vegjlit e saj për gjueti. Sipas dokumenteve të shfaqura në gjyq, 81-vjeçari Arthur “Jack” Schubarth, importoi në mënyrë të paligjshme nga Kazakistani pjesë trupi nga delja argali “Marco Polo”, një rracë e egër që rritet në Azinë Lindore dhe Himalaje dhe dërgoi materialin gjenetik në një laborator për të klonuar embrionet.

Nga procesi i klonimit doli vetëm një dash i kësaj race, të cilin i pandehuri e quajti Mbreti i Malit në Montana. Më pas ai përdori individin mashkull për të mbarsur dele të zakonshme, ndërsa të vegjlit i shiste për t’u përdorur në gjueti. Deshët e kësaj race mund të peshojnë mbi 135 kg dhe kanë brirë deri në 1,5 metra të gjatë.

Mbarështimi i tyre është i ndaluar në Montana, për të mbrojtur speciet vendase të deleve nga sëmundjet dhe për të parandaluar krijimin e specieve hibride. Por sipas autoriteteve, një prej të vegjëlve që kishte baba “Mbretin e Malit” shitej deri në 10 mijë dollarë. Përveç burgut, i moshuari, i cili shfaqi pendesë në sallën e gjyqit, do të paguajë edhe një gjobë prej 20 mijë dollarësh. Ndërsa “Mbreti i Malit” do të dërgohet në një kopsht zoologjik.//gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button