Life Style

Aktorja e famshme zbulon ‘sekretin’ e romancës 40-vjeçare me partnerin: Duhet të bëni se*s të…

Aktorja e famshme, Goldie Hawn, ka zbuluar ‘sekretin’ e lidhjes së saj 40-vjeçare me aktorin e njohur, Kurt Rusell.

Gjatë një interviste për “E!News”, 78-vjeçarja u shpreh se çifti ka një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin edhe pas kaq shumë vitesh për shkak të seksit.

Duhet të bëni seks të mirë që marrëdhënia juaj të zgjasë. Seksi është diçka që ju lidh”, tha Hawn.

“Të jep ndjenjën se personi tjetër të përket ty. Njerëzit që kanë marrëdhënie seksuale të shëndetshme zgjasin shumë më gjatë”, tha aktorja me siguri.

Megjithatë ajo theksoi se marrëdhënia seksuale është e pakuptimtë nëse nuk ndjehet.

Ndër të tjera Goldie tha se marrëdhënia nuk ecën mirë për shkak të aktit por për shkak të afrimitetit dhe intimitetit në çift që i çon pastaj deri në kryerjen e marrëdhënies seksuale.

“Kjo nuk ndodh për shkak të aktit. Kjo është për shkak të intimitetit dhe ngrohtësisë që krijohet mes çiftit”, tha 78-vjeçarja./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button