Vendi

Mblidhet në Shkodër Asambleja Socialiste, Sekretari i përgjithshëm i PS tregon përgatitjet: Po nisim zyrtarisht fushatën elektorale brenda strukturave

Asambleja Socialiste është mbledhur në Shkodër një ditë më parë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi e deklaroi prerazi nga Shkodra pas mbledhjes së Asamblesë Socialiste, se në zgjedhje shkohet me këtë qeveri dhe kryeministër Edi Ramën.

Ai foli për përgatitjet që po bëjnë socialistët për vitin e ardhshëm, ku synojnë një tjetër fitore të thellë përballë kundërshtarit, për të vijuar reformat dhe objektivin për anëtarësimin në BE brenda 2030.

Klosi vuri theksin tek roli që do të ketë vota e diasporës, një prej risive të zgjedhjeve të vitit 2025.

“Është periudhë pune në të gjithë Shqipërinë, një punë e zhvilluar për Shqipërinë e 2030, po fillojmë zyrtarisht fushatën tonë elektorale brenda strukturave tona që kur të fillojë fushata elektorale zyrtare të kemi përgatitur të gjithë partinë dhe territorin për të pasur një rezultat shumë të thellë të 2025-ës dhe garantuar një shtrat shumë të thellë të kësaj partie për realizimin e vizitonit të Shqipërisë Evropiane të 2030. Sot ishim në Shkodër së bashku me drejtuesin politik, duke përgatitur detyrat tona elektorale që kanë të bëjnë jo vetëm me sistemin e patronazhimit, por edhe me emigrantët dhe përgatitjen e strukturës në të gjithë Shqipërinë për të qenë të gatshëm në zgjedhjet e ardhshme”, tha Klosi.

Një nga kërkesat kryesore të artikuluara prej opozitës, ajo për zgjedhjet e 2025 me qeveri teknike, rrëzohet nga mazhoranca.

“Ajo që ne e thamë është mesazhi i vetëm që vjen nga PD është kërkesa për qeveri teknike që të iki Edi Rama se me të nuk fitojnë dot, do të jetë problem i tyre që nuk gjejnë një mundësi, në këto kushte ne e kemi një përgjigje organizmin e PS, jo vetëm të fitojmë, por ta fitojmë bindshëm”, shtoi ai./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button